Ristani: Trafiku i drogës me avionë të vegjël vazhdon, kumbarët në qeveri

2015-09-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD ka denoncuar sot se trafiku i drogës me avionë të vegjël në zonën e Vlorës dhe Sarandës vazhdon ende. Në një prononcim për mediat nga selia blu, deputetit demokrat Ristani tha se ky biznes kriminal nuk mund të ndalet, pasi kumbarët janë në qeveri.
Deklarata e plotë e deputetit Ristani
Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës.
Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal.
Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri.
Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës.
Autoritetet tona nuk kishin nga tia mbanin dhe u detyruan të ndërhynin.
Mirëpo trafiku i drogës me avionë vazhdon sërish, derisa të zbulohet e të ndalohet nga policitë e vendeve fqinje.
Trafiku i drogës do të vazhdojë sigurisht sepse është rezultat i kanabizimi të vendit, në cdo fshat e në cdo cep.
Biznesi i trafikut të drogës pritet të ketë rritje të metejshme sidomos në Jug të vendit, tani që zyrtarisht kjo zonë i kaloi për administrim Koco Kokëdhimës me dekret të vecantë të Edi Ramës.
Cfarë mund të presim tjetër kur trafikanti është kthyer nga Edi Rama në model, kur trafikantët janë futur prej tij në parlament, kur trafikantët janë bërë kryetarë bashkish e kanë kapur poste kyçe në administratë.
Ky fenomen shkatërrues për vendin dhe për qytetarët, është dëshmi e krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ristani-trafiku-i-droges-me-avione-te-vegjel-vazhdon-kumbaret-ne-qeveri/

Free Traffic Exchange