Kryebashkiaku i ka dorëzuar personalisht çelësat 30 familjarëve përfitues, mes të cilëve ishte dhe këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Tonin Tërshana, si dhe banorë të komunitetit romë që dy vite më parë u nxorën forcërisht në rrugë te zona e pallatit me shigjeta. "Faleminderit që pas 20 vitesh na mundësuat të kemi një shtëpi si gjithë të tjerët"-tha përpara kryebashkiakut, këngëtari Tërshana.
Këto janë 30 banesat e para sociale nga 240 në total por ndërkohë tha Veliaj sipas planit të Bashkisë në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të miratohet dhënia edhe e 300 të tjerave për të gjithë ata që kanë nevojë.
Në fjalën e tij Veliaj ndërsa ka evidentuar faktin se brenda 1 muaji mundi të mbaj një nga premtimet e tij të fushatës elektorale, ka kërkuar nga banorët e kësaj lagje të re që ta rruajnë këtë pronë dhe të bëhen model i miradministrimit për gjithë Tiranën.