Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë apel ndërtuesve që të ulin çmimin e apartamenteve pasi në të kundërt do të paguajnë taksën e pronës.
Nga Shkoza, ku Veliaj shpërndau për 30 familje banesat sociale tha se duke vendosur taksën e pronës për të gjthë ata pronarë që kanë apartamentet e pashitura, është e vetmja mënyrë për të ulur çmimin.
Erion Veliaj: ?Dua t?i bëj një apel ndërtuesve; Unë e di që kjo zgjedhje që japim sot për 30 familje apo në 242 familje në total, megjithëse është një punë e mirë nuk mjafton. I kam bërë apël shoqatës së ndërtuesve të ulin cmimet e apartamenteve. Unë e di që jetojmë në kapitalizëm, por ka disa gjëra që shteti mund të bëjë për të bindur privatët që t?i binden rregullave.
Unë do propozojë në Këshillin Bashkiak që taksën e pronës ta paguajnë edhe ndërutesit e apartamenteve të pashitura. Duke mos paguar taksën ai e mban shumë vite pa shitur dhe thotë kur të shitet le të shitet.
Nëse mbani çmimet në stratosferë mos pretendoni leje ndërtimi, përsa kohë që nuk shiten apartamentet që janë. Nëse nuk ulin çmimin e apartamenteve të përgatitetn të paguajnë taksën e pronës, sic paguan cdo qytetar që ka pronën e tij. Është e vetmja mënyrë që ndërtuesit të ulin çmimet?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-apel-ndertuesve-ulni-cmimin-e-apartamenteve-ose-do-paguani-taksen-e-prones/