Zyrtarisht nis sot aksioni kundër informalitetit, vijojnë radhët në QKR rajonale

2015-09-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zyrtarisht nis sot, 1 shtator 2015, aksioni kundër informalitetit. Mbi 600 grupe kontrolli do të dalin në terren për verifikimin e ligjshmërisë të gjitha subjekteve tregtare.
Grupet në terren do të përbëhen nga përfaqësues të administratës së tatimeve, doganave, policisë së shtetit si dhe agjensisë e strukturave të tjera të linjës.
Ndërkohë gazetarët e Ora News në rrethe raportojnë se aksioni nuk ka filluar ende në terren, por po zhvillohen takime mes tatimoreve të Tiranës dhe atyre të rretheve për të zhvilluar seminare orjentuese për aksionin.
Po ashtu në zyrat e QKR në Fier, Shkodër, Elbasan, Korcë ka radhë për regjistrim apo çregjistrim të biznesit. Ata kërkojnë më shumë kohë për regjistrimin e bizneseve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/nis-aksioni-kunder-infomalitetit-600-grupe-ne-terren/

Free Traffic Exchange