A1 Report - Raporti i BMI-FITCH, Rama: Rritja ekonomike është reale

2015-08-31 1

I pyetur mbi raportin më të fundit ekonomik atë,të BMI­FITCH që thekson se Shqipëria edhe për 10 vite do të jetë ndër vendet më të varfra në Evropë dhe se trajektorja për rritjen e ekonomisë do të jetë e ulët, Rama u shpreh se raporti është parashikuar për vitin 2029. Ai vuri në Shqipëria e ka rritjen ekonomike reale, duke shtuar se ndërsa në vitin 2014, rritja ekonomike ishte në 2.1 përqind, në tre mujorin e parë të vitit 2015 shënon 2.8% dhe në tremujorin e dytë pritet, 3%.

?Raporti që ju i referoheni ka të bëjë më konvergjencën në Bashkimin Europian dhe kam dëshirë të ndaj me ju informacionin se kjo konvergjencë është paraparë për vitin 2029 dhe askush nuk ka pse befasohet që ritmet e ekonomisë së Shqipërisë do të jenë të tilla dhe se nuk do ta bëjnë Shqipërinë një nga vendet e pasura të BE. Nëse dikush imagjinon të kundërtën shikon një ëndërr në diell, ndërkohë që ritmet e rritjes ekonomike ne jemi sot brenda objektivave që deri dje konsideroheshin të pamundura. Kemi pasur 2.8% rritje në tremujorin e parë dhe synojmë 3% në këtë tre mujor të dytë, në vitin 2014 ka qenë 2.1 % dhe sa i përket objektivave të qeverisë shqiptare. Sigurisht që rrije ekonomike me 3 apo 4% nuk do të thotë kalimi nga gjendja ku ne trashëguam vendin në një gjendje lumturie dhe në kontekstin ku ne jetojmë nën ndikimin e gjendjes ekonomike të vendeve fqinje, Shqipëria po performon plotësisht ashtu sic duhet por ambicia ime është për të shkuar përtej këtyre kufijve dhe unë e shoh këtë të mundur bazuar në dy kushte, së pari të bëjmë të gjitha përpjekjet dhe të gjitha sakrificat nevojshme për të bërë shtet dhe rruga e shtetbërjes nuk është as e vogël as e lehtë?.