Partia Demokratike me anë të një reagimi lidhur me vdekjen tragjike në miniera ka akuzuar kryeministrin Rama për neglizhencë vrastare lidhur me këto aksidente.Sipas deputetes Albana Vokshit 26 qytetarë kanë humbur jetën në miniera dhe kryeministri Rama nuk gjen asnjë minutë kohë as për ti ngushëlluar.
"Prej ardhjes së rilindjes, 26 qytetarë, familjarë që ushqejnë fëmijët me sakrificën e tyre, kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës.Ky është bilanci më tragjik i 25 viteve të fundit, dhe kryeministri, Edi Rama, ashtu si edhe në të gjithë rastet e tjera që prej ardhjes në pushtet, nuk gjen 1 minutë kohë as për ngushëllime.Kur ishte në opozitë, Edi Rama shfrytëzonte çdo ngjarje në minierë për të përfituar politikisht.Ai premtoi se do të ofronte siguri e kushte të mira pune, por mashtroi. Mashtroi dhe braktisi premtimet dhe minatorët.Edhe sot një ditë pas tragjedisë ku humbën jetën dy familjarë në minierën e Selishtës, edhe pse foli një orë para medias, nuk gjeti asnjë moment për të shprehur ngushëllimet"-tha Vokshi
Partia Demokratike është e tronditur nga vdekja në minierën e Selishtës të Miftar Loshës dhe Albert Loshës dhe dëshiron të përcjellë ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave .