DIBËR ? Miftar Losha 54 vjeç dhe kushëriri i tij Albert Losha 35 vjeç janë dy viktimat e radhës në galeritë e minierave shqiptare. Dy kushërinjtë po punonin në minierën e Selishtës në Dibër kur gjatë punës pasditen e sotme i ka zënë poshtë një masiv dheu.
Kanë qenë punonjësit e tjerë dhe banorët e fshatit që u kanë ardhur në ndihmë. Fillimisht nga galeritë është nxjerrë trupi i Miftarit, ndërsa Alberti ka ndenjur për pak orë i bllokuar. Më pas është minatorët kanë mundur të nxjerrin dhe trupin e Albertit.
Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri i Spitalit të Traumës që ka marrë dy minatorët. Por nuk kanë mundur t?u mbijetojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë rrugës për në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.