Shkodër, Në mungesë të magazinës duhani i sekuestruar lihet në mes të rrugës

2015-08-31 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra kilogramë duhan i sekuestruar në aksionet e ditëve të mëparshme të doganave, hetimit tatimor dhe ?Crown Agent? janë lënë në mes të rrugës në hyrjen e drejtorisë së tatimeve në Shkodër. Si nga doganat dhe tek tatimet ngrenë supet duke u justifikuar me faktin se në Shkoder nuk ka një magazinë.
Shkoder- U pagëzua si një nga aksionet më të suksesshme të doganave, hetimit tatimor dhe ?Crown Agent? ai i duhanit në Shkodër.
Por cili është rezultati final dhe ku ka përfunduar ky duhan?.
Askush nuk shqetësohet për kushtet në të cilat është lënë ky duhan i sekuestruar me bujë.
Si nga doganat dhe tek tatimet ngrenë supet duke u justifikuar me faktin se në Shkoder nuk ka një magazinë.
Në këto kushte natyrshëm lind pyetja, po sikur malli të ishte i cilësisë më të lartë dhe shumë më i kushtueshëm, sërish në rrugë do të përfundonte.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-mungese-te-magazines-duhani-i-sekuestruar-lihet-ne-mes-te-rruges/