Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi paraditen e sotme rikonstruksionin e çerdhes nr. 30 në Laprakë, ku deklaroi se në të 31 çerdhet e kryeqytetit grupe vullnetarësh po japin kontributin e tyre për t?i sjellë ato në funksionalitet të plotë.
Në një prononcim për mediat, Veliaj theksoi se çerdhet do të jenë gati në kohë, pavarësisht se disa prej tyre ishin krejtësisht të amortizuara dhe është dashur të ngrihen nga e para.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/cerdhet-ne-tirane-veliaj-gati-ne-shtator-sukses-i-nismes-adopto-nje-cerdhe/