A1 Report - Rama nga Vlora: Askush nuk do ta gëzojë pronën e vjedhur

2015-08-31 2

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ndërsa mblodhi gjithë institucionet ligjzbatuese në një aksion të ri, paralajmëroi se askush nuk do ta gëzojë pronën e vjedhur.

Kryeministri tha se çeshtjes së pronës do ti bëhet operacion i thellë duke e shëruar që në qelizë.

"Jemi këtu për të çelur një fazë të dytë të kësaj marveshje që kërkon një angazhim të përditshëm për tu hedhur në kundërsulm ndaj grabitësve të pronës. Ky mbetet një detyrim madhor i shqipërisë për të qenë një demokraci funksionale dhe një shtet i së drejtës është dhe një detyrim i yni. Shqipëria nuk mund të jetë vendi që gjenerata tjetër ta trashëgojë ku grabitësit dhe fallsifikatorët ta trashëgojnë e gëzojnë atë.

Është një rrugë e gjatë për tja dalë, por është një gadishmëri. Asnjë projekt zhvillimi nuk mund të na japë rezultatin që meritojmë nëse zhvillimi i ekonomisë është një hapësirë e shkëputur nga zhvillimi normal i pronës. Është një fenomen kanceroz që ka prekur dhe zhvilluar në qelizë të gjithë problemin me pronën dhe që bie ndesh me interesat pasurore të shqiptarëve dhe pronarëve të vërtetë.

Gjatë periudhës së parë të qeverisjes jemi njohur me fakte të tmerrshme xe si dhjetra e dhjetra hektarë tokë janë vjedhur dike përdorur dokumenta të fallsifikuar. Procesi i tejzgjatur i kthimit dhe kompensimirt dhe vendimarrja në këto vite kanë krijuar kushtet për zgjidhjen e këtij kanceri në të gjithë vendin tonë. Ana tjetër e medalies është çelia e kësaj faze të dytë nëpërjet një operacioni të thellë e goditjes së çdo akti të falsifikuar që ka goditur një të drejtë tërësisht të falsifikuar mbi pronën. Dhënia fund e të gjithë kësaj historie përmes procedurave ligjore dhe transparente ka si produkt goditjen e të gjithë rasteve të vjedhjes së pronave", - tha Rama .

Free Traffic Exchange