Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksioni i qeverisë kundër informalitetit, i paralajmëruar të nisë më 1 shtator ka trembur bizneset që nuk kanë kasa fiskale ose që i kanë blerë por nuk i përdorin. Ditët e fundit pranë kompanive që ofrojnë këtë shërbim ka pasur një rritje të ndjeshme të kërkesave për blerje të këtyre pajisjeve fiskale, por edhe për asistencë për vënien në funksionim të tyre.
Bledar Balla: ?Pas paralajmërimeve të vazhdueshme që kanë bërë qeveria e kryeministri për këtë aksion, na është rritur goxha edhe numri i kërkesave . Jemi duke marrë masat që të jemi gjithmonë në pararojë. Jo vetëm kërkesa për t?u pajisur me pajisje fiskale por edhe me asistenca teknike të cilat përkthehen që shumë biznese kanë filluar ta shohin kasën, ta vendosin në punë dhe të kërkojnë përdorimin e kësaj pajisje fiskale ?.
Sipas Ballës, mungesa e kulturës ëhstë arsyeja kryesore pse shumë biznese në shqipëri nuk përdorin kasën fiskale. Ndërkohë që shumë të tjerë nuk janë plotësisht të informuar mbi avantazhet që kanë nga përdorimi I kasës fiskale dhe matja e saktë e xhiros që bëjnë.
Bledar Balla: ?Bizneset duhet ta kenë të qartë se për çfarë bën pajisja fiskale. E shohin këtë si një pajisje që do t?i krijojë probleme, ne të vërtetë do t?i krijojë lehtësira sepse deklarimi i saktë i xhiros, do të thotë edhe pagesa taksash reale që biznesi i ka kryer?
Ndërakq pjesë e këtij cikli është edhe konsumatori, i cili gjithashtu nuk ka kulturën të kërkojë kuponin tatimor në çdo blerje që bën.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/fluks-kerkesash-per-blerje-te-kasave-fiskale/