A1 Report - Erozioni i humbet identitetin plazhit të Patokut, veç peshkatarë vizitorë

2015-08-31 3

Plazhi i Patokut dikur ishte i frekuentuar nga pushues nga vende të ndryshme të vendit, por sot kjo situatë ka ndryshuar. Erozioni ia ka humbur identitetin kësaj vije bregdetare, ndërsa këto pamje nuk kanë nevojë për shumë koment.

Uji po fiton terren karshi tokës e një fenomen I tillë është prezent prej vitesh. Vizitorët e vetëm të këtij plazhi janë peshkatarët, pasi pushuesit prej vitesh nuk duken më në këto anë. Vija e ranore e këtij plazhi që dikur ishte deri në 200 metra nga bregu i detit sot ka humbur fare.

?Ky plazh ka qenë një nga plazhet të asaj kohe flasim në të gjithë zonën tonë këtu, Patoku e Shëngjin e komplet. Ka qenë plazh i përsosur. Devijimi i Matit e përmbyti e prishi e bëri kënetë komplet. Se kush e bëri e bëri. Më shumë për gjueti peshku, për të gjuajtur peshk u prish. Plazhi ka qenë shumë i madh?, shprehet një banor.

Pavarësisht kësaj problematike asnjë nga instancat përgjegjëse nuk ka folur deri më tani.