Rama: Me reformen në drejtësi mbyllim detyrimet, BE-së i takon data

2015-08-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Ne me reformën në drejtësi mbyllim të gjitha detyrimet tona dhe pastaj i takon BE-së të vendosë datën për hapjen e negociatave? ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë në mbyllje të punimeve të Samitit të Vjenës. Lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën Rama tha: Europa ta heqë nga supet e veta barrën e këtij turpi të madh?
Intervista
-Zoti Kryeministër, Samiti i Vjenës u mbyll, çfarë u arrit në të?
Kemi vendosur piketat për të vazhduar vitin e ardhshëm, duke filluar që nga shtatori ku do të punojmë bashkërisht me institucionet financiare europiane për një koncept mbi alternativat e financimit të projekteve, duke vazhduar me fillimin e punës për projektin e fizibilitetit për Korridorin e kaltër, pra, për autostradën e re që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë dhe që do të sjellë të mira të mëdha për ekonominë e vendit tonë, pasi do të sigurojë një lëvizje shumë më intensive, qoftë për njerëzit, për mallrat dhe mënyrë të veçantë për të gjithë ata që janë të dëshiruar ta shohin Shqipërinë si destinacion turistik.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-me-reformen-ne-drejtesi-mbyllim-detyrimet-be-i-takon-data/

Free Traffic Exchange