Sistemi i shpërndarjes 1,1 miliard dollarë borxhe, Rama kërkon krijimin e tregut rajonal energjitik

2015-08-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sektori i shpërndarjes së energjisë elektrike aktualisht ka një borxh marramendës prej 1.1 miliard dollarësh vetëm si rezultat i vjedhjeve të energjisë dhe humbjeve teknike. Shifra publikohet për herë të parë nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në përvjetorin e 10-të të krijimit të Komunitetit të Energjisë ne Vjenë.
Edi Rama: ?Dhe pasi të përfundojmë këtë, mund të vazhdojmë me ristrukturimin dhe rindërtimin e sektorit energjetik, dhe të arrijmë të menaxhojmë një kompani me 1.1 miliard dollarë borxhe. 1.1 miliard dollarë borxhe të mbledhura që nga viti 2007. Ose, për t?ju dhënë një ide të qartë, 7% e PBB-së tonë. Kjo për shkak se çdo vit kemi pasur 50% vjedhje dhe humbje teknike në një sistem ku investimet kanë qenë praktikisht inekzistente kur bëhej fjalë për shpërndarje?.
Kreu i qeverisë i kërkoi Bashkimin Europian ndihmë për krijimin e tregut energjitik rajonal.
Edi Rama: ?Krijimi i ndërlidhjes energjetike midis vendeve në Ballkanin Perëndimor është jo vetëm jetike për rritjen ekonomike në vazhdimësi të vendeve tona, por do të ndihmojë Bashkimin Europian në luftën e tij të e vazhdueshme për sigurinë energjetike. Prandaj, mbështetja e BE-së për planin tonë konkret të veprimit për zgjerimin e sektorit energjetik në rajonin tonë dhe ndërlidhjen energjetike rajonale duhet të jetë prioriteti më i lartë?.
Kryeministri Rama ka vlerësuar edhe njëherë potencialet energjitike që ka Shqipëria.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sistemi-i-shperndajres-11-miliard-dollare-borxhe-rama-kerkon-krijimin-e-tregut-rajonal-energjitik/

Free Traffic Exchange