Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës do të krijojë tregje të dedikuara për të tregëtuar prodhimet e zonës. Ky propozim i Kryebashkiakut synon zhvillimin e agrobiznesit duke u dhënë mundësinë që tregëtarëve të mos shesin në tregje informale, por në vendet ku plotësohen kushtet higjeno-sanitare.
Bashkia e Tiranës do të krijoj tregje të dedikuar për të tregëtuar produktet e zonës. Ato do të funksionojnë çdo fundjave dhe sipas kryebashkiakut Erion Veliaj pritet ti japin mundësi zhvillimi agrobinesit.
Kryetari Veliaj garanton qe keto tregje do të plotësojnë kushtet higjeno-sanitare.
Veliaj: ?Duam të ndryshojmë edhe mënyrën se si shiten produktet bujqësore në Tiranë. Historia që çdokush që vjen nga zonat e fshatit shet në rrugë jashtë çdo standardi higjienik duhet të ndryshojë. Kjo është arsyeja pse ne propozojmë që fundjavave të kemi tregje të dedikuara për zona të caktuara; pra, të dimë se në një shesh apo rrugë të caktuar po shiten produkte nga Baldushku, nga Farka, Peza, Ndroqi, Kashari e kështu me radhë.Do të kemi tregje të fermerëve që janë ekskluzivisht për ta, jo për tregtarët e shumicës, që edhe qytetarët e Tiranës të kenë mundësi që të blejnë produkte bio, që vijnë direkt nga fermat, me çmime të tregut?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-tregje-me-standarde-higjieno-sanitare-ne-zona-te-caktuara-te-qytetit/