Kompania ka mundësuar riparimin e të gjitha rrugëve publike, pastrimin dhe rikonstrukstimin e mbi 2000 kanaleve të kullimit, si dhe ka pastruar gjithashtu edhe 8,000 m2 tokë bujqësore.
Pjesa më e madhe e pronave private gjithashtu janë pastruar, ndërsa drejtuesit e kompanisë bëjnë me dije se Bankers do të vijojë të jetë prezent, duke përfunduar çdo punë rehabilituese dhe duke monitoruar me kujdes zonën.
Duke përmbushur pritshmërinë dhe në përputhje me vendimet e komisionit te komunes në zonën ku është çliruar gazi siç shikohet edhe nga pamjet e gjithë kjo zonë eshte pastruar, të gjitha rrugët publike jane riparuar dhe mbi 2000 kanale kullimi janë pastruar dhe ristrukturuar, gjithashtu Bankers ka pastruar 8000 metra katrore toke bujqesore
Në 21 Maj, 2015 kompania publikoi rezultatet e një vlerësimi mjedisor i cili konfirmoi se ajri, toka dhe uji përreth Marinzës nuk ishin prekur nga çlirimi i gazit.
Sipas zëdhënësit të bankersit Golemi gjithë ky proçes tha Golemi është bërë e mundur falë një bashkëpunimi të mirë me qeverisjen lokale dhe qendrore dhe dialogut konstruktiv me komunitetin e prekur nga çlirimi i gazit të pusit.Bankers bën me dije se janë 42 familje në zonën A që kanë nënshkruar marrëveshjen kompensimit dhe dhe 50 familje në zonën B
Ndërkohë në kuadër të proçesit të kompensimit dhe angazhimit në këtë zonë, kompania do të vazhdojë të furnizojë me ujë zonat e prekura deri në 31 Dhjetor 2015 dhe me ujë të pijshëm deri në 20 Shtator 2015.
Kompania Bankers bën me dije se ky progres u bë i mundur falë bashkëpunimit të mirë me qeverisjen lokale dhe qendrore dhe dialogut konstruktiv me pjesëtarët e komunitetit të prekur.