TIRANË - Rreth 300 studentë i nënshtrohen çdo ditë konkurseve për tu pranuar në një nga degët e universitetit të arteve në kryeqytet. Konkurset të cilat kanë nisur prej së hënës vijojnë çdo ditë dukë testuar të gjithë studentët që duan të jenë pjesë e degëve që ofrohen në këtë fakultet.
Konkurimi bëhet në bazë të një liste emërore e cila është shpallur nga fakulteti që më herët, pas përfundimit të maturës shtetërore dhe aplikimit për në universitet.
Emocionet e ditës së pranimit në universitet kanë bërë që shumë nga konkurentët të shoqërohen nga prindërit e të afërmit të cilët i presin ata jashtë dyerve të sallave bë të cilat zhvillohen konkurset.
Ndryshe nga sa ndodh në universitetet e tjera ku fituesit shpallen në bazë të formularit A2 me sistemin meritë-preferencë,në universitetin e arteve fituesit dalin pas konkurseve për çdo degë studimi ku përzgjedhja bëhet nga pedagogët artistë.