Njësia 5, Në një javë, 172 gjoba për zënien dhe dëmtimin e hapësirave publike

2015-08-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda një jave në njësinë nr 5 policia bashkiake dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë vendosur 172 gjoba për zënien dhe dëmtimin e hapësirave publike.
Përkatësisht policia bashkiake ka vendosur 84 gjoba për subjektet dhe individë që zinin hapësiat publike me tavolinat, karriget, vazo lulesh, 43 gjoba të tjera janë vendosur për të këtyre hapësirave. Ndërsa Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka vendosur 45 gjoba për zënie dhe bllokime të hapësirave publike, rrugë, trotuare, apo vendosje reklamash e postera në mënyrë të paligjshme.
Kryeatri i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë prezantimit të administratorëve në njësitë 3 dhe 4 u shpreh se barra finanicare për qyteratë do të jetë zero nëse respektojnë ligjin.
Veliaj tha se pas njësisë 5 aksioni do të shtrihet në të gjithë kryeqytetin dhe do të këtë tolerancë zero ndaj zabtuesve të hapësira publike.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-nje-jave-172-gjoba-per-zenien-dhe-demtimin-e-hapesirave-publike/