Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel në konferencën përmbyllëse të Samitin e Ballkanit Perëndimor mbajtur në Vjenë deklaroi se BE do të sjellë më shumë shpresë për rajonin dhe do t?i japë stimul ekonomik këtyre vendeve.
Të vështirë e ka cilësuar Kancelarja Gjermane largimin e azilkërkuesve. E quan kështu sepse sipas saj është shumë e vështirë tu thuash kthehuni në shtëpi, pas qëndrimit për një kohë të gjatë në atë komunitet dhe kur fëmijët e tyre kanë filluar shkollat aty.
?Duhet të bëjmë atë që është në dokument sepse standardet nuk janë respektuar në të gjitha vendet, psh. me vendet e origjinës. Duhet të shikojmë situatën dhe duhet të diskutojmë me vendet anëtare për të ndryshuar situatën. Nuk është e mundur të çojmë refugjatë në Greqi sepse ajo nuk është e aftë të bëjë regjistrimin fillestarë e vetme. Ky është një shembull që procedurat e Dublinit nuk funksionon. Dimë që ata vijnë nga lufta civile. Shteti ligjor duhet të respektohet. Ata që vijnë nga Ballkani Perëndimorë duhet të kalojnë në procedura. Është shumë e vështirë që tu themi atyre kthehuni në shtëpi përsa kohë ata kanë kaluar një kohë të gjatë në komunitet dhe fëmijët e tyre kanë filluar shkollën në këtë vend", - tha Merkel
Merkel tha se, samiti ka shënuar disa hapa të prekshme për rajonin dhe mëri me dije se samitet e ardhshme për Ballkanin Perëndimor do të mbahen në Francë dhe Itali.
Kancelarja gjermane tha se gjatë samitit në Vjenë u diskutuan problem të vendeve të Ballkanit që kërkojnë zgjidhje. Ajo tha gjithashtu se çështje ka qenë edhe azilkërkuesit.
?Do të sjellim më shumë shpresë për rajonin. Franca dhe Italia do të mirëpresin samitet gjatë dy viteve të ardhshme. Folëm dhe për çështjen e migrimit. Sot ka më shumë se kurrë refugjatë, më shumë që prej Luftës së Dytë Botërore?, - u shpreh Merkel.