A1 Report - Ndotjen e mjedisit në Durrës, Stafa: Po dëmtohet imazhi miliona eurosh

2015-08-31 2

Aksi rrugor që lidh autostradën Tiranë-Durrës më parkun Industrial në Spitallë është kthyer në një vend grumbullim mbetjesh urbane.

Pamjet e fokusuara nga kamera jonë nuk kanë nevojë për shumë koment, ndërsa kjo situatë ka nxitur edhe reagimin e Partisë Demokratike, dega Durrësi.

Kreu i saj, Osman Stafa e ka cilësuar atë si një masakër mjedisore, që dëmton imazhin e një investimi miliona eurosh, i cili duhet theksuar ende nuk ka përfunduar.

?I bëj thirrje kryeministrit të mos harxhojë energjitë, forcat dhe burimet njerëzore për të prishur objektet e kultit por këto energji ti harxhojë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Dua të informoj opinionin publik dhe qytetarët durrsak që PD brenda muajit shtator bashkë me grupin e këshilltarëve me grupin e ekspertëve do dal me një propozim konkret për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problematikë dhe këtë krim që kryhet ndaj qytetarëve të Durrësit?, - tha Stafa kryetari i partisë demokratike

Kreu lokal i selisë blu tha se Partia Demokratike pritet ti drejtohet Prokurorisë për të denoncuar krimin mjedisor që po ndodh në këtë zonë.

Ndërkohë segmenti rrugor që lidh autostradën Tiranë-Durrës me Parkun Industrial ka nisur që në vitin 2009, por ende nuk ka përfunduar, ndonëse afatet e punimeve janë tejkaluar disa here.