A1 Report - Kisha/Tërhiqet Greqia? Dervishi: Të mos hyjnë më në punët tona

2015-08-31 1

Ambasada shqiptare i ka kërkuar Greqisë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë. Në takimin e zhvilluar sot në ambasadën e Shqipërisë në Athinë mes përfaqësuesve diplomatikë të Tiranës dhe zyrtarit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Athina ka pranuar të ?tërhiqet?.

Ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi duke folur për A1 Report për atë që është diskutuar në këtë takim deklaroi se, Drejtori i drejtorisë rajonale në ministrinë e Jashtme të Greqisë ka deklaruar se ndërhyrja e tyre bëhet për minoritetin.

?Kërkuam që Greqia mos ndërhyjë në çështjet e brendshme. Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke tha se s?do bëjnë më retorikë. Greqia s?do ndërhyjë në çështjet e brendshme. Zyrtari grek tha se këtë e bëjnë për minoritetin grek në Himarë?, u shpreh Dervishi.