Televizioni A1 Report ka zbarkuar në fshatin Dushkarak të Vlorës ku është nisur dy të ditë më parë avioni me 120 kilogramë Cannabis Sativa drejt Italisë ku dhe u bllokua nga policia.
Janë pikërisht këto lëndina në lagjen Chelilaj të fshatit Dushkarak që shihni në fotot e siguruara nga televizioni A1 Report vendi ku mendohet se avioni është nisur drejt Italisë i ngarkuar me lëndë narkotike. Banorët e zonës refuzojnë të komentojnë para kamerave lidhur me trafikun e lëndëve narkotike me avionë që pikënisje drejt Italisë ka fshatin e tyre.
Në shumicën e rasteve ata pohojnë se s?kanë asnjë dijeni për këtë lloj trafiku, ndërsa fshatin e tyre e cilësojnë një zonë të qetë që s?ka patur kurrë problem me mosrespektimin e ligjit.
Një banor i zonës i cili është bari pohon se para një viti në rrugën e asfaltuar të fshatit ka parë një avion të vogël që supozohet të këtë qenë i ngarkuar me lëndë narkotike.
Në fshatin Dushkarak kanë zbarkuar edhe forcat e rendit dhe grupi hetimor që vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj skeme trafiku.
Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar ?Fluturim i Lirë? i kryer nga policia Italiane në bashkëpunim me atë shqiptare u sekuestruan 120 kilogramë lëndë narkotike që kishin mbërritur në Rimini me avion nga Shqipëria.
Policia vuri në pranga në kuadër të këtij operacioni 14 persona nga të cilët 6 u arrestuan në vendin tonë dhe katër në Itali.