Pas shumë debatesh dhe përplasjes mes shtetit dhe komunitetit ortodoks në Dhërmi mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30 është bërë e mundur shembja e plotë e shtesës së kishës së 'Shën Thanasit' Forcat e INUV kanë punuar gjatë natës për të prishur kishën, edhe pse banorët besimtarë u mblodhën rreth saj për të mos lejuar prishjen.
"Shkatërrimi i vendeve të shenjta dhe atyre të kultit po bëhet së fundmi në zonën e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut nga xhihadistët. Sot ne pamë këtë gjë të bëhet edhe në Shqipërinë fqinje. Lidhur me këtë çështje do të informojnë menjëherë komunitetin ndërkombëtar?- ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke Constantine Koutra duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me shkatërrimin e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi.