Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 17 muaj pas rastit të Divjakës zbulohet një tjetër linjë e trafikut ajror të drogës Shqipëri-Itali.
Policitë e dy vendeve kanë vënë në pranga 14 persona, mes të cilëve edhe një punonjës të policisë së Vlorës dhe pilotin e avionit. Avioni është ulur në malet e Sevasterit në Vlorë më 24 gusht 2015 dhe është ngarkuar me hashash për ta transportuar drejt Italisë.
Linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël? deklaroi Ardian Çipa, Drejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në një konferencë për median paraditen e 26 gushtit 2015. Operacioni i përbashkët u zhvillua në të dy shtetet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/trafiku-i-droges-nga-ajri-mes-te-arrestuarve-vladimir-zanaj-shef-policie/