ITALI- Një trafikantësh që transportonte marijuanë nga Shqipëria në Itali me avion është shkatërruar nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane. Në pranga kanë përfunduar 14 persona, ku 8 prej tyre u arrestuan në Itali ndërsa gjashtë në Vlorë. Mes të arrestuarve është kreu i bandës, Sokol Burhamaj, piloti i avionit të ulur në Brindisi me 128 kg marijuanë, Vilson Lamaj dhe shefi i personelit të Policisë Vlorë, Vladimir Zanaj.
13:00 Grupi faresinor i trafikatëve
Tre vëllezër nga Babicë e Vlorës drejtonin organizatën e trafikut të drogës me avion nga Shqipëria në Itali duke përdorur një rrugë të fshatit Xhelilaj dhe një pistë të vjetër në Brindizi.
Nën operacionin e koduar ?Fluturimi i Lirë?, ata kanë rënë në pranga së bashku me 11 bashkëpunëtorët e tyre, ku rezultojnë të jenë pjesëtarë të një fisi me lidhje gjaku mes tyre.
Hetimet për zbardhjen e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe prangosjen e tyre kanë nisur një muaj më parë më 15 korrik, për t'u finalizuar në një ndërhyrje të përbashkët të policisë italiane dhe asaj shqiptare mëngjesin e 24 gushtit.
Burime nga krimet e rënda për A1Report deklaruan se kreu i kësaj organizate rezulton Sokol Çuman Burhamaj (Lamaj), pilot i avionit vëllai i tij Vilson Lamaj si dhe koordinator i grupit Artojn Lamaj.