A1 Report - Kanabisi, pas Dukagjinit policia në Tepelenë, asgjësohen 13.267 rrënjë

2015-08-31 0

TEPELENË - Operacioni antikanabis i policisë së shtetit i koduar ?Kreshta? pas Dukagjinit është zhvendosur në Malësinë e Tepelenës në tjetër vatër e nxehtë e kultivimit të lëndëve narkotike.

100 efektivë police me 20 automjete kanë mësyrë territorin e Kurveleshit.

Deri më tani zbuluar 20 parcela me 13.267 bime narkotike të llojit Canabis sativa.

Lënda narkotike u gjet në vendet e quajtuara Zaberdicë dhe Dilaj si dhe u asgjësuan me djegie në vend nga policia.

Bimët narkotike variojnë nga 60 centimetra deri në 160 centimetra të larta.

Në afërsi të parcelave është kapur një shtetas nga zona e Kardhiqit Gjirokastër shtetasi Ç.B rreth 53 vjeç i cili është shoqëruar në komisariatin e policisë Tepelenë për t'u marre në pyetje.

Efektivët e policisë vijojnë punën për evidentimin e parcelave të tjera kanabisit në këtë zonë.

Mësohet se gjatë periudhës Mars - Gusht në rrethin e Tepelenës janë asgjësuar mbi 40 mijë bimë.

Gjithashtu raportohet se deri më tani nuk është shënuar asnjë incident dhe se operacioni vijon pa ndërprerje.