A1 Report - Azilantët, Bogdani: Tahiri akuzoi qeverinë gjermane për shifrat

2015-08-31 0

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duke thënë se qeveria nuk po e merr seriozisht problemin e azilkërkuesve.

Deputeti demokrat, Gert Bogdani tha se shqiptarët po largohen nga vendi njëlloj si emigrantët e luftës dhe se, ?asnjë qeveritar nuk po e merr seriozisht këtë gjendje të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Shqipëria.?

Bogdani nënvizoi se, ?në vend që të punojë për të hapur vende pune?, kryeministri dhe ministri i Brendshëm po kërkojnë të minimizojnë rëndësinë e çështjes.

?Tahiri akuzoi qeverinë gjermane se shifrat nuk i ka të sakta. Tahiri tha se shifrat e qeverisë ?Rama? janë më të sakta se ata të qeverisë ?Merkel?. Rama u mundua ta kalonte rëndësinë e çështjes duke thënë se janë shqiptarë të lartuar nga Greqia apo Italia?, tha ai.

Bogdani e mbylli deklaratën për mediet duke thënë se, keqqeverisja, taksat e larta dhe lidhjet e pushtetarëve me krimin janë arsyet e kësaj gjendjeje.

?Rama dhe keqqeverisja janë arsye kryesore. Ai është problemi vetë ndaj zgjidhja nis me largimin e kësaj qeverie e këtij kryeministri të paaftë?, përfundoi deputeti demokrat.