A1 Report - Ja telefonatat që "rrëmbyesit" e vajzës i bënë biznesmenit

2015-08-31 59

Shqiptarja.com zbulon telefonatat kërcënuese që vajza e biznesmenit Laver Çobo dhe dy shokët e saj i bënë gjatë pengmarrjes së sajuar me qëllim marrjen e 400 mijë eurove. Dy telefonatat të bërë njëra pas tjetrës në mesditën e 21 gushtit me kërcënimin që të mos njoftonte policinë nuk e kanë bërë të ngurojë Laver Çobon.Pas telefonatës së dytë kryer vetëm 8 minuta më vonë në orën 12:23 bënë që biznesmeni ti drejtohet urgjentisht drejtorisë së Policisë.

"Alo,Unë jam dikush që ka vajzën tuaj. Unë nuk kam asgjë personale me ju dhe e di që je njeri i mirë por unë jam në hall dhe më duhen 400.000 (katërqindmijë) euro. Mos bëj asnjë tentativë të futësh policinë apo njerëz të tjerë në këtë punë?.

Ishte kjo telefonata e bërë më 21 gusht në ora 12:15 minuta me anë të së cilës Kristi Gjora shoku i ngushtë i Orion Hoxhës të dashurit të vajzës së biznesmenit Laver Cobo kërcënoi këtë të fundit duke i kërkuar 400 mijë euro. Sipas hetimeve të prokurorisë dhe dëshmisë së vetë biznesmenit se këtë telefonatë ai se kish marrë seriozisht e pas kësaj ai ka marrë një tjetër telefonatë.

Në mesditën e 21 gushtit në 12:23, vetëm 8 minuta nga telefonata e parë në celularin e biznesmenit Çobo, bie sërish zilja dhe i njëjti person që kish telefonuar herën e parë me një zë të qetë dhe i pa shqetësuar i thotë:
?Kam hall dhe ato lekët më duhen. Unë e di që ti i ke aq para . Mos fut njeri në këtë punë dhe as policinë?.