A1 Report - Aksident në aksin Shkodër-Koplik humb jetën 27 vjeçari

2015-08-31 39

SHKODËR- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të riu është rregjistruar mesnatën e mbrëmshme në aksin Shkodër-Koplik. Mjeti tip benz me targa AA499 AG që drejtohej nga shtetasi E.A 27 vjec rreth orës 2:40 ka dalë nga rruga duke u përplasur më rrethimin e varrezave në lagjen Dobrac.

Për pasoje ka gjetur vdekjen 27 vjecari, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor I cili ka nisur punën për zbardhjen e rrethanve të plota të kësaj ngjarjeje. Paraprakisht dyshohet që i riu të ketë humbur kontrollin e mjetit e për pasoje makina është përplasur me murin rrethues të varrezave.