A1 Report - Avokati i Orjon Hoxhës: Ishte thjesht një shaka ata janë shokë

2015-08-31 3

Menjëherë pas daljes nga Gjykata avokati i Orjon Hoxhës ka thënë para mediave se masa ndaj klientit të tij nuk është e drejtë pasi sipas tij asgjë nuk ishte e vërtetë nga ngjarja ishte thjesht një shaka për të matur dashurinë e babait të vajzës nëse do ti paguante apo jo lekët për vajzën e tij.

?Nuk ka asnjë vepër penale,ata janë vetëm shokë.Gjykata ka dhënë vendim të gabuar sepse klienti im ka vetëm 10-20 ditë që ka mbushur 18 vjeç ai duhet të vazhdojë shkollën ka një konventë ndërkombëtare për të rinjt.Kjo është edhe kërkësa e tij?-kështu është shprehur avokati i Hoxhës

Sipas burimeve nga brënda seancës e cila po mbahet me dyer të mbyllura të pandehurit kanë thënë para gjykatësve se do ti drejtohen Apelit për shqyrtim të vendimit duke e cilësuar të gjithë ngjarjen si aspak të vërtetë.