"Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë mbështet qeverinë në luftën e saj ndaj informalitetit në ekonomi dhe evazionit fiskal"-kështu është shprehur kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka i cili tha se ekonomia dhe sipërmarrja kanë probleme të shumta, më i rëndi informaliteti dhe evazioni fiskal e për këtë arsye mbështet çdo reformë ligjore të ndërmarrë nga qeveria shqiptare.
Gjithashtu kreu i DHTI- ¬së tha se ka raste kur inspektorët tatimorë kanë abuzuar me bizneset dhe se ky operacion i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ka lidhje pikërisht me administratat.
?Informaliteti dhe evazioni vjen nga administrata fiskale. Takimi i kryeministrit me drejtuesit e administratës tatimore e doganore e tregoi më së miri këtë?, u shpreh ai. Jaka shprehu besim për aksionin e qeverisë dhe se kjo luftë do të kthehet në një proces të zakonshëm të zbatimit të ligjit. ?Besojmë që aksioni i qeverisë do të jetë efecient. Ne kemi shumë besim se kjo luftë të kthehet në një proces të zakonshëm të zbatimit të ligjit. Kritikën duhet ta bëjmë në bashkëpunim që të jemi objektiv. Por mund të marrim reformat e tjera që qeveria ka bërë. DHTI do jetë shumë e vëmendshme ndaj çdo kontrolli ndaj sipërmarrjes shqiptare. Bizneset duhet të jenë të ndershëm e të formalizuar. Jam pozitiv për të mbështetur reformën. Nëse kjo do të devijojë gjatë rrugës, atëherë kemi hapësirat për të bërë edhe kundërshtimet. I bashkëngjitemi kësaj reforme?, -shtoi ai duke kërkuar mbështetjen e mediave por edhe qytetarëve dhe bizneseve.
Thirrjen e tij Jaka e kishte edhe për industrinë mediatike duke i?u kërkuar në një farë mënyre mbështetje për aksionin dhe duke thënë që "kritikat për reformën dhe rezultatet e saj ti bëjmë në bashkëpunim për t?iu dhënë shqiptarëve lajmin e mirë"- përfundoi ai.