KUKËS - Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e Ela Hazirajt, 23 vjecares nga Kukësi që humbi jetën në Gjermani pasi u shtyp nga treni.
Kryedemokrati gjatë fjalës së tij e cilësoi këtë ngjarje si dramë dhe tragjedi kombëtare, ndërsa shtoi se shkaktarët kanë zgjedhur të heshtin pavarsish asaj cfarë thonë kancelaritë evropiane.
?Shkaktarët heshtin përballë kësaj tragjedie. Ne duhet të mbështesim familjen Haziraj dhe të gjitha familjet që janë prekur nga emigracioni për çështje ekonomike. Apeli im është që të meren masa për zgjidhjen e problemit. Kancelaritë ngrenë zërin, ndërsa qeveria hesht? - u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.
Ela Haziraj ndërroi jetë pasi u shtyp nga Treni në Gjermani. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi të resë dhe të fejuarit të saj i ishte refuzuar azili në shtetin gjerman.
Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe pasditën e së shtunës është përcjellë në banesën e fundit 23 vjecarja Elanda Haziraj.
Familjarët, të afërmit, si dhe familja e të fejuarit të Elës kanë shoqëruar kortezhin mortor të 23 vjeçares, e cila mbërriti në familjen e saj rreth orës 13.00 të ditës së shtunë.
Për ti dhënë lamtumirën e fundit kortezhit mortor i janë bashkuar qindra qytetarë të Kukësit, bashkëmoshatarët, miqtë, dashamirës dhe fqinjë të familjes Haziraj.
Familja Haziraj përballet me vështësi të shumta ekonomike, teksa asnje prej pjestareve të saj nuk është i punësuar. Një ndihmë ekonomike është e ardhura e vetme e kësaj familjeje.