DURRËS - Mjeku kirurg i Spitalit të Durrësit, Anton Ndoj është dhunuar në krye të detyrës nga dy persona.
Fillimisht ka qenë Adriatik Hoxha, 49 vjeç që është konfliktuar verbalisht me mjekun Anton Ndoj 43-vjeç, pasi sipas Policisë së Durrësit ky i fundit i kërkoi që të blinte një paisje (katater) për babai e tij që e kishte të shtruar në spital.
Sipas Policisë, pak minuta pas konfliktit verbal midis mjekut dhe 49-vjeçarit, në konflikt është përfshirë dhe djali 23-vjeçar Jurgen Hoxha. 23-vjeçari ka goditur kirurgun e Spitalit të Durrësit duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Anton Ndoj: Hoxha më dhunoi pasi i kërkova të blinte për gjyshin e tij një paisje që nuk e kishte spitali
Pas ngjarjes, në një prononcim për A1 Report, kirurgu Anton Ndoj tha se 23-vjeçari Jurgen Hoxha e ka goditur duke i thyer krahun.
Ai tha se Hoxha e ka dhunuar pasi i kërkoi të blinte njëpaisje për gjyshin e tij, 90 vjeçarë, të cilin ai e kishte operuar, pasi Spitali i Durrëit nuk e kishte atë ilaç.
?Pa 2 orësh nga ardhja e të sëmurit vjen një çun i ri, i cili më kapi për rrobash, më godet dhe më përplas. Uni i kërkova të blinte një paisje për të sëmurin, një paisje më të mirë jo ilaç, pasi ilaçet spitali i ka të gjitha. Është katater urinar, është i posaçëm, përdoret kur pacienti ka hemorragji. Që në momentin kur hyri me pacientin në urgjencë ai filloi të thoshte se nuk e di ti ku punoj unë, ca bëj unë e gjëra të tjera. Konflikti ka ndodhur 2 orë pasi ka ardhur i sëmuri, pasi ai ka dalë nga salla e operacionit. Kam frakturë në shpatull. Nuk duhet dhunuar mjeku, këto situata nuk janë të këndëshme në mjekësi. Po të shikosh edhe nga komentet është një akti i dhunshëm dhe që dënohet. Unë bëj një apel që të meren masa për këtë rast?, - tha kirurgi i Spitalit të Durrësit
Më tej mjeku thotë se në spital mungon siguria, për të cilën ai u bën thirrje autoriteteve të marin masa për rritjen e saj
"Mungon siguri sepse deri sa të vijë policia jo vetëm grushta dhe shkelma por edhe shumë gjëra të tjera mund të ndodhin", - thotë mjeku.
Nëna e Jurgen Hoxhës ka thënë për A1 Report se arsyeja e dhunës që djali i saj ka ushtruar ndaj mjekut është se ndaj gjyshit të tij nuk është dhënë shërbimi i duhur.
Ajo ka thënë se mjeku ka qenë brutal me ta, ndërkohë që familja Hoxha ka bërë edhe një kallzim në polici në lidhje me këtë ngjarje.
Ndërsa, personeli i spitalit thotë për A1 Report se është kundër ushtrimit të dhunës dhe e kanë dënuar këtë rast. Ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për sigurimin e jetës së tyre.
Ndërkohë policia ka kontrolluar banesën e familjes Hoxha për arrestimin e Jurgen Hoxhës i akuzuar për veprën penale ?Goditjet për shkak të detyrës?.