A1 Report - Kirurgu i Durrësit rrihet nga nipi I kërkoi të blinte ilaçet e gjyshit

2015-08-31 25

DURRËS - Mjeku kirurg i Spitalit të Durrësit, Anton Ndoj është dhunuar në krye të detyrës nga dy persona.

Fillimisht ka qenë Adriatik Hoxha, 49 vjeç që është konfliktuar verbalisht me mjekun Anton Ndoj 43-vjeç, pasi sipas Policisë së Durrësit ky i fundit i kërkoi që të blinte një ilaç (katater) për babai e tij që e kishte të shtruar në spital.

Sipas Policisë, pak minuta pas konfliktit verbal midis mjekut dhe 49-vjeçarit, në konflikt është përfshirë dhe djali 23-vjeçar Jurgen Hoxha. 23-vjeçari ka goditur kirurgun e Spitalit të Durrësit duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas ngjarjes, në një prononcim për A1 Report, kirurgu Anton Ndoj tha se 23-vjeçari Jurgen Hoxha e ka goditur duke i thyer krahun.

Ai tha se Hoxha e ka dhunuar pasi i kërkoi të blinte një ilaç për gjyshin e tij 90 vjeçarë, të cilin ai e kishte operuar, pasi Spitali i Durrëit nuk e kishte atë ilaç.

?Jurgen Hoxha më goditi duke më thyer krahun. Hoxha më dhunoi pasi i kërkova të blinte për gjyshin e tij një ilaç që nuk e kishte spitali?, - tha kirurgi i Spitalit të Durrësit

Polica e Durrësit bën me dije se ka filluar procedimin penal në mungesë ndaj shtetasve në fjalë për veprën penale ?Goditjet për shkak të detyrës?.