A1 Report - Fermerët korcarë kthejnë sytë nga arrat e lajthitë, kanë treg të sigurtë

2015-08-31 8

KORÇË - Fermerët e rajonit juglindor që prej vitesh dëmtohen nga konkurenca dhe mungesa e tregut kanë nisur të kthejnë sytë nga kultivimi i arroreve.

Teksa çdo vit përballen me mbetjen stok të prodhimeve bujqësore dhe duke parë kërkesat në rritje për kulturat ee arrës dhe lajthisë, fermerët kanë filluar të kthejnë sytë nga kultivimi i tyre.

Sipas specialistëve të fushës, Vullnet Gjolla, rajoni juglindor favorizon së tepërmi zhvillimin e pemtarisë ku për shkak të klimës përveç kulturave tashmë të afirmuara si molla dhe qershia po përhapet edhe prodhimi i arrorëve.

?Në çdo komunë ka orientuar fermerët për të mbjellë ato kultura të cilat japin, kanë një treg të sigurt dhe fitime më të larta për fermerët e vegjël dhe normalisht në qarkun e Korçës shohim që 3-4 vitet e fundit fermerët orientohen drejt mbjelljes së pemëve frutore të cilat kanë tregun e sigurt drejt mbjelljes së qershisë, të cilat japin një fitim më të mirë dhe kanë një treg të mirë edhe drejt arrorëve. Vazhdimisht shikojmë që sipërfaqet e mbjella me pemtore me arrorë janë duke u rritur?, - tha Vullnet Gjolla specialist i bujqësisë

Përgjatë tre viteve të fundit dhjetra fermerë në gjithë qarkun e Korcës kanë mbjellë sipërfaqe të konsiderueshme me arrë dhe lajthi.