A1 Report - Tragjedia në Gjermani, familjarët:Po flisnim në telefon kur ndodhi ngjarja

2015-08-31 13

Familja e Saimir Gjokpalaj e ka mësuar lajmin nëpërmjet telefonit se kishte humbur të fejuarën e djalit në Frankfurt të Gjermanisë.

Ata kanë qenë duke folur në telefon kur edhe është dëgjuar zhurmë e fortë. Menjëhere u shkoi mendja tek fatkeqësia.

Lajmin e hidhur babai i Saimirit e konfirmoi pas rreth 6 orësh nga njerëzit e afërt që ndodheshin në kamp.

?Kisha marrë në telefon gruan në orën 3 tha gruaja kam folur me çunin edhe kur kishte folur ne telefon me gruan aty kishte dëgjuar gruaja zhurmë të madhe dhe ulërima në atë moment kishte ndodhur puna .?- tregon ai.

Sajmiri ishte diplomuar për shkenca politike ndërsa e fejuara e tij, Ela Haziri, për gjuhë-letërsi në universitetin e Tiranës. Gjatë viteve të studimit ata dhe u njohën, dashuri e cila përfundoi me fejesë. Të pamundur për të gjetur një punë në profilin e tyre, ata vendosën të shkonin në gjermani për një jetë më të mirë.

?Janë të rinjë duan punë mbaroi shkollën është 25 vjeç e kam mbajtur unë deri 25 vjeç. Ikën për rrugë andej ku ta di unë.?

Feriti ka udhëtuar drejt familjes së vajzës në Kukës për të përcjellë ngushëllimin për ndarjen nga jeta të Elës në moshën 23 vjeçare. Trupi i saj ende nuk ka mbërritur në familje, kjo e shton më shumë dhimbjen për të afërmit që nuk i ndajnë lotët që prej së mërkurës.

?Më vinte dhe mua keë gjynaf më dhimbset e kam pas në shtëpi se ka qenë gjithnjë në shpi me cunin , kishin dy vjet që ishin bashkë?

Në fshatin Petreshë të Elbasanit ndodhet familja e Saimir, e cila i lutet zotit që djali të shpëtojë.

Shumë të rinj janë larguar drejt Gjermanisë dhe historia e Saimirit dhe Elës i ka prekur pa masë komunitetin në Kukës dhe Elbasan,një histori se si përpjekja e dy të dashuruarve për të kërkuar një mundësi dhe një jetë më të mirë, u kthye në tragjedi.