A1 Report - Xhafaj mesazh Ramës e Metës: Të tregohen të përgjegjshëm

2015-08-31 1

Deputeti i vjetër socialist Fatmir Xhafa mohon se ka krizë në marëdhëniet mes PS dhe LSI, por kryetarëve u kërkon të jenë më të përgjegjshëm. Kreu i komisionit të Reformës në drejtësi i përgjigjet dhe akuzave të Nishanit duke u shprehur se nuk impresionohet nga intimidimet .

Mes të tjerash Xhafaj i përgjigjet edhe presidenti Nishani, duke kritikuar se po tenton të intimidojë komisionin e reformës në drejtësi.

"Nuk jam dakord me presidentin në shumë çështje dhe me gjuhën e përdorur nga ai. Por besoj se nuk është punë të meresh me Presidentin apo të japësh intervista për të gjykuar të tjerët. Unë jam këtu për të bërë detyrën time në shërbim të reformës. Nëse secili do të bëjë punën e tij jam i sigurtë se do të kishim një reformë shuëm mëtë mirë në drejtësi", - tha Xhafa.

Kreu i komisionit u ndal edhe te reforma në drejtësi, duke thënë se do të prekë kushtetutën, por të cilën edhe opozita mund të japë kontributin e vet.

"Në vlerësimin tim nuk ka përplasje por ka më shumë nevojë për përgjegjshmëri në bashkëqeverisje. Nuk është e nevojshme të komunikohet nëpërmjet deklaratave në Facebook apo në rrjetet e tjera socilale por ata duhettë ulen e të trajtojnë çështje që janë të rëndësishme për bashkëqeverisjen e tyre dhe që janë çështje që prokupojnë qytetarët. Çështjet nuk zgjidhen me interviasta por duke e parë problemin nësy. Kjo mazhorancë ka përballuar reforma të rëndësishme dhe ka mbajtur përgjegjësi të mëdha që kërkojnë edhe më shumë përgjegjshmëri nga të gjithë por veçanërisht nga dy bashkëdrejtuesit sepse qytetarëtkanë adresuar shpresa të mëdha se si po qeveris dhe duhet të qeverisë ky kualicion", - tha Xhafa.

Xhafaj nënvizoi se reforma në sistemin e drejtësisë, do të mbyllet brënda këtij viti, si një fata i vendosur edhe nga ndërkombëtarët

"Ai ka shprehur një pritshmëri të arsyeshme. Ky afat është një dateline i përcaktuar edhe nga partnerët të cilët kanë kontribuarshumë në këtë reformë, ndaj dhe kërkojnë falenderim të veçantë. Angazhimi i tyre ka bërë të mundur që kjo reformë të ndërtohet në disa standarte të mirëpërcaktuara. Kanë kontribuar me ekspertizën më të mirë të tyre. Prania e tyre është një garanci për cilësinë dhe garancinë e këtij procesi dhe produktevite që do të dalin prej tij", - tha Xhafaj.