A1 Report - 'Shën Athanasit' Dhima: Shteti po lejon prishjen e një objekti fetar

2015-08-31 0

Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka denoncuar prishjen e Kishës së Dhërmiut nga punonjesit e Bashkisë së Himarës.Kisha shprehet se besimtarët u provokuan nga një incident i rëndë, shkaktuar nga struktura të pushtetit lokal me mbështetjen e organeve të rendit.

Thoma Dhima: Shteti po lejon prishjen e një objekti fetar
Zëvëndësi i Kishës Ortodokse shqiptare Thoma Dhima në një deklaratë për mediat u shpreh se "shteti po lejon të prishet një objekt fetar duke prishur kështu marrëveshjen që egziston mes shtetit dhe kishave sipas të cilit nuk mund të ndërhyhet në asnjë objekt fetar pa u njoftuar më parë ato. Sipas Dhimës objekti është prishur në vitin 1972 dhe më pas është ndërtuar sërish në 1992

Anëtari i Kishës Ilia Gjikopulli për A1 Report: Punonjësit e Bashkisë po punojnë hajdutshe
I kontaktuar për A1 Report Ilia Gjikopulli Anëtari i Korit të Kishës thotë se ndërhyrja në objektin e kultit ka qënë e panjoftuar më parë dhe krejt në mënyrë të fshehur nga ana e Punonjësvve të Bashkisë të cilët kanë qënë të pranishëm së bashku me disa persona të tjerë të cilësuar si arkeolog.Sipas tij vëndi në të cilin ndodhet kisha është vënd kulti 1000 vjet i lashtë ndërkohë që objekti është ndërtuar pas vitit 90? pasi më parë ai është shëmbur disa herë nga sistemi komunist i kohës.

?Pastrimi i territorit është bërë dhe bëhet vetëm nga arkeologët sepse kërkojnë objekte arkeologjike në të duke dëmtuar ikonat e besimit tonë.Objektet nuk do ti prekë askush,këta kanë vepruar fshehurazi,ktu ka patur punonjës të bashkisë por sapo kanë parë priftin janë larguar nuk kanë komunikuar me të?-shprehet Gjikopulli për A1 Report.

Free Traffic Exchange