TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës prezanton administratorin e njësisë Bërzhitë dhe kërkon inventarizimin e të gjitha paligjshmërive në çdo njësi.
Bashkia e Tiranës nuk do të tolerojë asnjë shkelje që do të vërehet lidhur me zaptimin e hapësirave publike të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të administratorit të njësisë Bërzhitë, Refik Velia, solli në vëmendje rastin e shkollës ?Kristaq Rama? në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, e cila aktualisht ka nisur të çmontohet, duke kërkuar nga administratorët që të kenë në fokus të punës së tyre të përditshme kthimin e ligjshmërisë në të gjitha njësitë administrative të Tiranës.
?Shkolla ?Kristaq Rama? është duke u çmontuar si ndërtim pa leje në Tiranë. Një shkollë e cila mbante emrin e artistit të madh, por e keqpërdorte atë si licencë për të zaptuar hapësirën publike, siç është trotuari i rrugës te ?Komuna e Parisit??, deklaroi sot Veliaj.
Ai theksoi se me të mbaruar aksionin e lirimit të hapësirave të zënë publike në të gjitha njësitë e Tiranës qytet, bashkia do të vijojë me aksionin e ligjshmërisë edhe tek njësitë e tjera.
?Prishja e asaj godine tregon se jemi të vendosur që të mos bëjmë asnjë lëshim dhe për të mos pasur asnjë tolerancë, pavarësisht se në çfarë ujërash dikush e kamuflon paligjshmërinë e vet. Kjo do të vlejë për të gjithë territorin e Tiranës, përfshirë edhe për Bërzhitën?, - theksoi Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga administratorët që të bëhet një inventar i të gjithë paligjshmërive dhe nevojave për investime, për t?u siguruar që në buxhetin e ri të përcaktohen investimet për të cilat kanë realisht nevojë njerëzit.
Më tej, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se Fondacioni Amerikan ka marrë përsipër për ta shndërruar në pikë turistike shpellën e Pëllumbasit, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit rikonstruksionin e rrugës. ?Me bashkëpunimin mes dy fondeve do të kemi rrugën e re, por gjithashtu edhe një nga pikat me më shumë potencial për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, siç është shpella unike e Pëllumbasit, të cilët do ta përfshijmë në hartën turistike të Tiranës, për t?u siguruar që turistët që vijnë në Tiranë të kenë më shumë gjëra për të vizituar, e jo thjesht qendrën e qytetit?, deklaroi Veliaj.
Lidhur me aksionin qytetar për pastrimin e Tiranës në 4 shtator, Veliaj kërkoi që administratorët të jenë në krye të shtabeve për pastrimin e zonave të tyre.
?Duhet të bëjmë maksimumin që, teksa afron ajo datë, njerëzve t?u tregojmë se po bëjmë maksimumin, por megjithatë na duhet edhe ndihma e tyre. Gjatë kësaj kohe duhet të piketoni zonat e ndotura?, - tha Veliaj.
Sipas tij, drejtuesit e njësive administrative do të drejtojnë ekipet e tyre së bashku me të rinjtë, vullnetarët, brigadat dhe strukturat që do të kenë në dispozicion për aksionin.
?Jemi të gjithë qytetarë të Bashkisë së Tiranës dhe angazhimi është që të ofrojmë të njëjtat shërbime në cilësi, si në periferi, ashtu edhe në qendër të Tiranës, si në Bër...