A1 Report - Rama apel biznesit: Nëse nuk jepni kupon, nuk paguheni

2015-08-31 6

TIRANË - Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel bizneseve që të marrin masa e të heqin dorë nga evazioni fiskal nëse në Shtator nuk duan të ndëshkohen rëndë nga ligji. Rama përcolli mesazh të qartë edhe për qytetarët duke u bërë thirrje që të mos paguajnë nëse nuk u japin kupon tatimorë.

?Një nga masat do jetë një thirrje publike dhe detyrimi për çdo biznes në Shtatorë, ku konsumatorit nëpërmjet një tabele që do vendosë çdo biznes, i thuhet të mos paguaj nëse nuk i jepet kuponi?, - tha Rama.

Në ditën e parë të punës pas kthimit nga pushimet Kryeministri Edi Rama i ka hapur luftë evazionit fiskal, por në takimin me drejtuesit e tatimeve në sallën e hartave në kryeministri ka nxituar të sqarojë se operacioni i shtatorët nuk ka si qëllim të luftojë biznesin.

?Shteti në krah të çdo biznesi që paguan taksat komfort ligjit. Qeveria është e vendosur që ti shkojë deri në fund betejës së re në dogana dhe tatime. Është një operacion pa ndalim deri në vendosjen e plotë të rendit ligjorë në hapësirën e aktivitetit ekonomik në hapësirës së shqipërisë. Unë kërkoj që secili prej jush të jetë pjesë e zgjidhjes së informalitetit dhe jo problemit . Ky është një paralajmërim i hapur për të gjithë ju e nëpërmjet jush edhe it ë gjithë vartësve tuaj. Sepse dihet tashmë botërisht që informaliteti nuk është përgjegjësi jo vetëm e atyrëe që meren me biznes por edhe e administratës?, - tha Rama.

Megjithatë në shënjestër të parët do të jenë bizneset e mëdha që nëse bëjnë evazion i fshehin më shumë para.

?Ky operacion nuk ka për symnim më të vegjlit por më të mëdhenjtë. Ndaj ka nisur tek më të mëdhnjtë. Nafta, cigarja dhe mallrat me shumicë do jenë hallkat e para të kontrollit e më tej do të vazhdohet edhe me të tjerat?, - tha më tej Rama.

Rama është i bindur se do ketë një pyetje që do përgjigjet rreth këtij operacioni. Pse Tani?

?Në shtatorë nis ky front i ri i kësaj beteje ne kemi në terren grupet tona të cilëtna kanë raportuar se rreth 1/3 e bizneseve ose nuk janë fare të rregjistruar ose nuk kanë fare kasa fiskale, apo edhe nëse i kanë i mbajnë si orendi pa vlerë. Ndërsa 50% e bizneseve nuk kanë as kupona.
Qeveria u bën apel të gjithë bizneseve që ushtrojnë aktivitet të pa regjistruar të vrapojnë të regjistrohen para se të nisë operacioni rrënjësorë i kësaj sëmundje, të vendosin kasat fiskale para se sa të përballen me ligjin e të humbasim më tepër se çmund të fitojnë duke u përballur me ligjin.
Ne duam mirkuptim dhe bashkëpunim me biznesin jo luftë me të. Duam të jemi në krah të çdo biznesi që paguan taksat dhe ushtron aktivitetin nga konkurenca e ndershme?, - thotë më tej Rama.

Duke qënë se do edhe 10 ditë të vijë shtatori, kryeministri taksidarëve të shtetit i kërkoi që të apelojnë biznesin të korrigjohet e të mos ndëshkohet.

?Sot terreni është i pregatitur dhe fara e rrespektit dhe sjelljes në bazë të ligjit të të gjithë atyre që përfitojnë nga aktiviteti i tyre është mbjellë.
Nuk do të hezitojmë të dënojmë askënd brenda institucionit të doganave dh...

Free Traffic Exchange