SHKODËR - Kultivuesit e vërtetë të kanabisit ndodhen në zonat urbane ndërsa punëtorët që prashisin parcelat me kanabis janë nga zona e Dukagjinit. Ka qenë kjo deklarata e Drejtorit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Policinë e Shtetit, Skënder Kalemi gjatë një prononcimi për mediat në përfundin të operacionit të koduar ?brashta? në zonën e Dukagjinit në luftën kundër kultivimit të kanabis sativës.
?Zona e Dukagjinit paraqet vështërsi shumë të madhe për arësye se banorët e Dukagjinit janë të transferuar në vëndet urbane dhe në këto zona banojnë shumë pak njerëz. Kultivimi bëhet në zona ose toka të askujt, toka të komunës dhe me informacionet që ne disponojmë sot kultivuesit e vertetë janë ata që rrinë në zonat urbane dhe këtu paguajnë njerëz të cilët i mbajnë në zonat e tyre të kultivimit të cilët kujdesen për drogën. Janë njerëz me nivel arsimimi të ulët janë të paangazhuar në ndonjë profesion ose bisnez?, - tha Kalemi
Kalemi nuk ka përjashtuar edhe masat në përfundim të hetimeve ndaj përfaqësuesve të pushteti lokal, të cilët nuk kanë bashkëpunuar me policinë ne evidentimin e parcelavetë kanabisit.
"Po masat ndaj përfaqësuesve të pushtetit lokal janë në vazhdimësi, ato do të analizohen, do të gjykohen, nuk do të merren menjëherë vendime të papjekura, por pasi të behen disa analiza, të bëhen disa hetime do të konkludohet normalisht që në bazë të rezultateve të hetimit do të merren dhe vendimet përkatëse", - tha Kalemi
Mbi 30 000 rrënjë kanabis sativa të asgjesuara është rezultati i operacionit ?Brashta? në komunat e Shalës dhe Shoshit gjatë 48 orëve të kaluara. Superaksioni I policisë ka nisur pas monitorimit të këtyre zonave nga ajri në bashkëpunim me ?InterForcen? Italiane ku edhe janë identifikuar parcelat me kanabis të cilat janë asgjesuar më pas pas ndërhyrjes së 450 forcave të efektivëve të policisë, të Forcave të Ndërhyrjes së Shkodres dhe Tiranës si dhe forcave Speciale RENEA.