Berisha: Shqiptarët po largohen nga keqqeverisja e Ramës - Ora News- Lajmi i fundit-

2015-08-28 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ndodhej në një konferencë online me ndjekësit e tij Sali Berisha, ish kryeministër doli në një konferencë live nga zyra e tij.
Berisha, aktualisht deputeti i PD-së akuzoi qeverinë se po dërgon në konferencën e Vjenës projekte pa fizibilitet si dhe për informalitetin e lartë në ekonomi, por edhe për situatën e azilantëve. Berisha tha mijëra shqiptarë po ikin pasi nuk shikojnë asnjë mundësi tjetër jetesë për shkak të qeverisjes së vendit nga bandat. madje shtoi: ?Uroj të mos ndodhë por kam frikë se mund të vihet sistemi i modalitetit të vizave?
?Shqiptarët po largohen nga keqqeverisja e Ramës sepse krimi është shndërruar në sistem. Këtu vritet shpresa çdo ditë.?Detyra kryesore e Ramës është të ndërprerë fluskin e emigrantëve? nënvizoi Berisha. Ky vend do dalë nga kjo spirale vetëm me një revolucion demokratik. Nuk bëhet me Edi Ramën? tha Berisha.
Rama po dërgon në Vjenë projekte pa fizibilitet
Sali Berisha: ?Nuk është rajonale hekurudha Tiranë- Vlorë atë e bën Shqipëria, rajonale është porti i Vlorës. Dhe aty mund të ndërtohet porti i ngarkesave më të mëdha kontenierëve të anijeve të mëdha që i shërben Serbisë, Kosovës, Maqedonisë Hungarisë e më tej
Hekurudha Milot- Prizren është projekti më i rëndësishëm rajonal. S?mund të shkojë qeveria e Tiranës dhe e Kosovës me një projekt më të rëndësishëm sesa hekurudha Dhe duhet ti kërkojë Maqedonisë e Serbisë si përfiteuse të mëdha. S?mund tu kthejë shpinën projekve kaq të mëdha për inate personale. Nuk digjet për një plesht jorgani
Berisha: Çfarë bëri për dy vjet, Rama apo veshi muret e zyrës me zhgarravinat e tij?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/berisha-rama-po-dergon-ne-vjene-projekte-pa-fizibilitet/