Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protestat e banorëve të Dhërmiut pas vendimit të bashkisë së Himarës për prishjen e kishëzës së Shën Athanasit vazhdojnë.
50 persona janë pozicionuar para kishës duke thënë se nëse INUV cënon sërish kishën, ata do të bëjnë rezistencë me trup.
Banorët e Dhërmiut: ?Është pronë e fshatit, e kemi rindërtuar me mundin tonë?.
Për këtë vendim të bashkisë ka reaguar edhe prifti i kishës së Shën Athanasit: ?Kisha nuk mund të prishet për një kapriço të kryetarit të bashkisë. Ajo është ndërtuar në rrënojat e kishës së vjetër, duhet t?i marrë leje kishës autoqefale?.
Objekti i kultit është ndërtuar për herë të parë në vitet 1400, mandej në vitet 1973 është prishur nga rregjimi komunist për t?u rindërtuar me fonde të vetë besimtarëve në vitet 1993 .
Banorët që kanë rrethuar kishën prej dy ditësh për të mos lejuar prishjen e saj pranojnë se e konsiderojnë shkelje te se drejtes se tyre te besimit prishjen e objektit te kishes .
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kisha-e-shen-athanasit-banoret-rezistence-me-trup-kundra-prishjes-se-saj/