Vlorë, lirohen hapësirat publike, gjoba e konfiskime kundravajtësve

2015-08-28 12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas Tiranës edhe në Vlorë, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve nisi aksionin për lirimin e hapësirave publike në bulevardin kryesor, për të vijuar më tej në të gjithë qytetin.
Kreu i Policisë Bashkiake, Shpëtim Abedini shpjegoi se po largohen tavolinat e lokaleve që kanë zaptuar trotuaret.
Shpëtim Abedimi: ?Po godasim në ato vende ku nuk i janë bindur urdhërit për heqjen e tavolinave dhe karrigeve nga hapësirat publike. Sot jemi në bulevardin Vlorë-Skelë dhe ditët në vazhdim do të vazhdojmë me akset që janë shumë problematike?
Aksioni për lirimin e hapësirave publike do të shoqërohet me penalitete që nga konfiskimi i sendeve të gjetura deri te gjobat.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vlore-lirohen-hapesirat-publike-gjoba-e-konfiskime-kundravajtesve/

Free Traffic Exchange