Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikthehet në Kukës fenomeni i vjedhjes së kapakëve të pusetave, nga persona që i shesin për skrap.
Duke vërejtur se fenomeni është shtrirë në të gjitha rrugët, drejtues të bashkisë së Kukësit i kanë mbuluar pusetat me kapakë betoni.
Por qytetarët që ecin cdo ditë në rrugët e qytetit, thonë se ka patur shume incidente nga pusetat e hapura, për pasojë persona të ndryshëm kanë përfunduar në spital.
?Pusetat i shesin ato te hekurat. Njerëzit binë në puseta. Ka probleme.?
?Ka njerëz që kam shkuar ti shoh në spital sepse kanë thyer këmbët nga pusetat. Edhe vet jam aksidentuar disa herë nga kapakët e betonave.Edhe shitësve të skrapit duket ti vihet një ultimatum. Nuk duhet ti jepet dorë fëmijëve që të kenë mundësi ti vjedhin.?
Fenomeni i vjedhjes së kapakëve të pusetave prej gize, ka bërë që Bashkia ti zëvendësojë me materiale betoni.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hajdutet-slane-kapak-pusete-pa-marre-bashkia-i-betonizon/