Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas kërkesës publike të biznesit, opozita në shtator kur dhe pritet të nisë hartimi i paketës fiskale, do të ndërmarrë nisëm ligjore për rikthimin e taksës së sheshtë. Deputetja Jorida Tabaku, tha se vetëm ndryshimi i sistemit fiskal ka sjellë formalizim të ekonomisë.
Jorida Tabaku: ?Taksa e sheshtë prej 9% do të sjellë së pari uljen e informalitetit dhe së dyti e pranuar nga të gjithë do të sjellë atë konkurueshmëri të munguar që sot Shqipëria nuk e ka në rajon?.
Zonja Tabaku, pranon se informaliteti ka qenë problem dhe në qeverisjen e demokratëve, por sipas saj vendosja e taksës progresive, i përkeqësoi treguesit.
Jorida Tabaku: ?Mbas 2013-s, informaliteti ka arritur në shifra të jashtëzakonshme dhe është një fenomen i përhapur që po diskutohet si një normalitet ndërkohë që nuk duhet të ishte kjo. Efekti i taksës progresive i menjëhershëm është pikërisht ky, rritja e informaliteti?
Opozita e mbështet mazhorancën në nismën për formalizimin e ekonomisë, por deputetja Tabaku shprehet mjaft skeptike për aksionin e qeverisë kundër informalitetit, duke theksuar se në 2 vjet aksione të tilla kanë dështuar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-ne-krah-te-biznesit-do-kerkojme-ne-shtator-rikthimin-e-takses-se-sheshte/