Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Niveli i lartë i informalitetit në sektorin e bujqësisë është pengesa kryesore pse fermerët shqiptarë nuk arrijnë të përfitojnë nga fondet e ndërkombëtarëve, kryesisht ato të Bashkimit Europian për bujqësinë.
Ekspertët shpjegojnë se në këtë sektori shitet dhe blihet pa faturë, taksat nuk paguhen ose paguhen pjesërisht, duke bërë që të mos verifikohet aktiviteti i fermerit apo biznesit në sektorin bujqësor.
Esmeralda Ballesha : ?Një pjesë shumë e madhe e fermerëve nuk janë të regjistruar. Një pjesë e madhe e informalitetit është dhe tek industria. Në këtë mënyrë fermeri bën që të mos ndihet i detyruar të formalizohet. Këtë e bën që jo vetëm të mos deklarojë të ardhura por dhe të mos jetë i mundshëm për të aksesuar nëpër fonde. Kjo është ndër problemet më të mëdha deri tani.
Ekspertët vlerësojnë se shkallë e informalitetit në bujqësi është ndjeshëm më e lartë se në sektorët e tjerë, duke prekur rreth 70%.
?Është shifër e frikshme? thotë ekspertja
Duke vlerësuar aksionin e qeverisë kundër informalitetit, paralajmëruar për në shtator, ekspertët argumentojnë se duhet shmangur informaliteti dhe duken gjendur mënyra të përhershme bashkëpunimi që fermerët të formalizohen.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/informaliteti-ne-bujqesi-shifrat-e-frikshme-pengese-per-fondet-e-be-se/