Pelegrinazhi, Baba Mondi: Qëndroni larg të keqes dhe terrorizmit-Ora News-

2015-08-28 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në malin e Tomorrit u zhvillua sot, ceremonia e Shenjtë e festës së Abaz Aliut, ku qindra besimtarë bektashinj kanë ndjekur ritualet e kësaj feste.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj dha mesazhin e tij gjatë kësaj feste, duke i bërë thirrje shqiptarëve dhe të gjithë betashinjëve në botë, që të ndihmojnë dhe qëndrojnë të bashkuar me njëri-tjetrin.
?Falenderimin për këtë festim te bukur , në këtë dtë të shenjtë të abaz Aliut. Unë uroj dhe bekoj që populli, shqiptaret, besimtarët bektashjanë në të gjithë botën , zoti ju dhëntë dashuri, paqe dhe mirësi për veten dhe njerëzit. Edhe zoti duke qënë të bashkuar me njëri-tjetrin dhe duke ndihmuar njëri tjetrin, na do edhe më shumë . Zoti ju bekoftë??, tha baba Mondi.
Ndërkaq, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj vlerësoi lart figurën e Abaz Aliut. ? Në lartësinë e këtij mali, ne kemi shenjtorin tonë, Abaz Aliun, pavarsisht legjendave ai është realitet i burrërisë përballë frikës, i jëtës përballë vdekjes, i burrit dhe i trimit që u identifikua der në fund me emrin e ndërgjegjes?, tha ai.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/baba-mondi-qendroni-larg-te-keqes-dhe-terrorizmit/

Free Traffic Exchange