LEZHË - Edhe psë në përfundim të sezonit turistik ura mbi lumin Drin tashmë është rikonstruktuar duke sjellë zhbllokimin e trafikut në këtë qytet.
Tejzgjatja e punimve për rikontruksionin e plotë të kësaj ure e ktheu trafikun në qytetin e Lezhes në një mankth për drejtuesit e mjeteve por edhe kalimtarët.
Jo I pakët ishte dëmi edhe në mbarëvajtjen e sezonit, teksa shumë turstike vështire se do kthehen më në këtë qytet pasi kanë mbetur me orë të tëra në trafik nën temperaturat e larta të stinës.
Probleme në Lezhe tashmë mbetët përfundimi I punimve në disa prej rrugëve kryesore të qytetit.
Administratori i Lezhës, Enver Hafizi ka bere te ditur se mos respektimi i afateve nga firmat do të shoqërohet me penalitetete ndaj tyre.
?Më në fund pas përpjekjeve të bashkisë, por në bashkëpunim me firmën ndërtuese megjithëse pati një bllokim për disa kohë këmbëngulje sipas dhe trafikut shumë të rënduar dhe trafikut që sa vjen e rritet në periudhën e verës ishim të detyruar me çdo kusht të hapnim urën. Njëkohësisht duke hapur urën fillojmë riparimin të pjesëve që janë akset kryesore në Lezhë?, - tha Hafizi
Pjesa me e madhe e Invesimeve te nisura prej muajsh ne lezhe kane tejkaluar afatet kur duhej të kishin përfunduar.