Korçë, bie prodhimi i grurit, fermerët s’kanë lekë të blejnë farë cilësore - Ora News-

2015-08-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në rajonin e Korçës ka rënë prodhimi i grurit për shkak se fermerët përdorin farë jo cilësore. Ata thonë se nuk mund të përballojnë çmimin e lartë me të cilin shitet fara e zgjedhur, ndërsa specialistët e bujqësisë flasin për abuzime në shitjen e farës dhe mungesën e një strategjie afatgjatë për këtë problem.
Çmimi i shtrenjtë i farës së zgjedhur të grurit që varion nga 60 deri në 80 mijë lekë të vjetra kuintali i detyron fermerët e Korces të kultivojnë farë jo cilësore.
?Nuk e blejmë dot, është 60 ose 70 lekë kilogrami. Mungesa e farës dihet, po nuk pate farë të mirë nuk bën dot prodhim. Farën e sigurojmë dhe e ndërrojme pastaj me miqësi? thonë fermerët
Fara e një cilësie të mirë mund të sigurohet nga Qendra e Transferimit të Teknologjive bujqësore, por fermerët nuk përballojnë dot çmimin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/565758/

Free Traffic Exchange